Dent Dinamo zgjedh Klinikat Dentare më të mira për kirurgji orale dhe maksilofaciale në Tiranë, Shqipëri. Në klinikat që sugjeron Dent Dinamo mund të gjeni një staf tërësisht të specializuar, i cili ofron shërbimet e tij për të gjithë pacientët, shqiptarë dhe të huaj. Klinikat janë të pajisura me Kirurgë Oral dhe Maksilofaciale të trajnuar mirë vazhdimisht, si dhe specializohen dhe ndjekin seminare specifike për t'u informuar për zhvillimet më të fundit në fushën e specialitetit të tyre.
Si fillim gjeni një klinikëkrahasoni çmimet dhe vlerësimet
Hapi tjetër, caktoni datën e procedurës
Konfirmoni & vendosni informacionin tuaj të kontaktit
E dimë që keni dyshimet tuaja, por ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Përveç të qenit të fokusuar te klientët, njerëzit na besojnë për këto arsye:
Stomatologët që ju rekomandon Dent Dinamo janë në gjendje të diagnostikojnë dhe trajtojnë gjendjet e zakonshme, por mbi të gjitha, gjendjet patologjike më të rralla që lidhen me zgavrën e gojës, nofullat dhe fytyrën, si dhe çdo zgjatim në kokë dhe qafë duke përdorur teknikat më moderne dhe të avancuara. Në Shqipëri mund të gjeni klinika të pajisura me staf mjekësor, stomatologjik dhe infermieror me përvojë dhe shumë të trajnuar.
Objektivi kryesor i Dent Dinamo është të mbulojë të gjithë gamën e operacioneve që kryhen në këtë fushë specializimi. Nëse jeni duke kërkuar për klinikat dentare më të organizuara që performojnë me teknika inovative dhe çmime të përballueshme, atëherë Dent Dinamo mund t'ju ndihmojë të zbuloni klinikën që plotëson të gjitha kriteret tuaja. Kirurgët Oral dhe Maksilofaciale që bashkëpunojnë me Dent Dinamo-n, kanë njohuritë më të mëdha dhe vijnë me zgjidhjet më të mira dentare në një kohë të shpejtë.
Kirurgjia orale dhe maksilofaciale, është një specialitet stomatologjik që merret me diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik të sëmundjeve, dëmtimeve dhe defekteve të gojës, nofullës dhe strukturave përkatëse të njeriut. Procedura më e zakonshme e kirurgjisë orale është heqja e dhëmbit. Probleme të tjera dentare që kërkojnë ekspertizën e një kirurgu oral përfshijnë trajtimin e cisteve (qeskave të lëngshme ose gjysmë të ngurta), tumoreve, lezioneve dhe infeksioneve të gojës dhe nofullës.
Kirurgjia Orale Maksilofaciale është një fushë e specializuar e kirurgjisë, e cila merret me patologjitë e gojës, nofullës dhe fytyrës, si keqformime dhe neoplazi. Kirurgjia Orale Maksilofaciale është i vetmi specialitet që kërkon dy diploma dhe dy licenca për të ushtruar mjekësi dhe stomatologji. Ky fakt, në kombinim me specializimin pesëvjeçar të kirurgjisë spitalore, i ofron Kirurgut Oral Maksilofacial ekspertizën e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve kirurgjikale në zonën komplekse anatomike dhe nozologjike të gojës, nofullave dhe qafës.
Kirurgu maksilofacial është një mjek, detyra e të cilit është të hetojë dhe trajtojë sëmundjet e nofullës dhe fytyrës. Kirurgu maksilofacial është specialiteti mjekësor më i populluar, por në të njëjtën kohë kompleks, ditët e sotme. Fytyra e një personi është karta e tij, është pamja që përcakton personalitetin dhe ofron një sërë funksionesh jetësore. Mjeku merret me trajtimin e lungëve, peristaltikës, daljes së vështirë të dhëmbëve, inflamacionit të gjëndrave të pështymës dhe sinuseve jonormale. Ai ndihmon në trajtimin e dëmtimeve të skeletit të fytyrës, tumoreve në kockat e nofullës, anomalive gjenetike, patologjive dhe deformimeve.
Ju mund të gjeni shumë klasifikime të ndryshme të operacioneve orale dhe maksilofaciale. Për të dhënë një shembull, implantet dhe heqjet e dhëmbëve. Ju duhet të kërkoni një operacion oral dhe maksilofacial, si pasojë e:
Kirurgjia Orale dhe Maksilofaciale, sjell shumë përfitime në jetën e njerëzve. Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet e theksuara:
Kur vendosni të zgjidhni turizmin dentar në Shqipëri atëherë kjo zgjedhje është e barabartë me shërbimet më të mira dentare si dhe me çmimet më ekonomike, në të njëjtën kohë. Fenomeni i turizmit dentar po lulëzon këto ditë. Kjo vjen si rezultat i çmimeve të përballueshme dhe me kosto të ulët që kanë klinikat dentare në Shqipëri, por edhe nga përmbajtja cilësore e shërbimeve dhe trajtimeve dentare që ofrojnë në vazhdimësi.
Në Shqipëri mund të gjeni klinika të cilat drejtohen nga stomatologë me përvojë dhe të specializuar të cilët ofrojnë çmimet më konkurruese në tregun e stomatologjisë. Cilësia e shërbimeve të ofruara është padyshim më e madhja dhe më e besueshme që mund të gjeni ndonjëherë. Produktet që disponojnë klinikat dentare në Shqipëri janë të certifikuara dhe materialet dentare të përdorura janë të cilësisë më të lartë.
Shqipëria është aktualisht protagoniste e turizmit dentar, falë cilësisë së shërbimeve dentare dhe çmimeve të përballueshme në krahasim me tregun e stomatologjisë në mbarë botën. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, teknikat e kirurgjisë orale dhe maksilofaciale në Tiranë, Shqipëri dallohen nga qasja e personalizuar e të gjitha fazave të procesit të trajtimit dentar.
E dimë që nuk do të dëshironit të humbisni një ofertë fantastike! Bashkohuni me buletinin tonë dhe merrni njoftimet tuaja direkt në mailin online!
Protetodontike
Shërbimet ortodontike
Kirurgjia
Kirurgji Orale & Mascilo Facial
Endodontike
Diagnostike dhe parandaluese
Për fëmijë
Stomatologji e Përgjithshme
Paradontologji