Whatsapp +44 7362 050623

Trajtimi i Kanalit të Rrënjës së Dhëmbit

Dent Dinamo ka informacionin dhe njohuritë e duhura për t'ju udhëhequr tek dentistët më të mirë në Shqipëri, në mënyrë që ju të merrni trajtimin e duhur. Drejtoria e Dent Dinamo do të sigurohet që të gjejë për ju atmosferën më komode dhe të jashtëzakonshme, me çmimet më të mira, gjithmonë sipas mundësive tuaja. Sado që Tirana njihet për çmimet e saj të përballueshme, nëse nuk keni informacionin e duhur, atëherë kjo mund të jetë një situatë konfuze për ju. Kjo është arsyeja pse Dent Dinamo është këtu për t'ju ndihmuar me çdo nevojë që keni dhe për t'ju udhëhequr në çdo hap.

Trajtimi i Kanalit të Rrënjës


As Seen On


AND OVER 250 NEWS SITES

Besuar dhe vleresuar nga qindra

Ne zgjedhim çdo klinikë me kujdes duke kryer një inspektim në klinikë dhe gjithashtu duke shqyrtuar me kujdes historinë dhe vleresimet e pacientëve të tyre.

Si funksionon?

Si fillim gjeni një klinikëkrahasoni çmimet dhe vlerësimet

Hapi tjetër, caktoni datën e procedurës

Konfirmoni & vendosni informacionin tuaj të kontaktit

Pyesni rreth

ÇMIMEVE MË TË MIRA

PËRSE DENT DINAMO

E dimë që keni dyshimet tuaja, por ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Përveç të qenit të fokusuar te klientët, njerëzit na besojnë për këto arsye:

Çmimet më të mira të garantuara
Bashkëpunim me klinikat më të mira dentare
Lidhje me pacientë në mbarë Europën
Udhëzime dhe siguri për atë që ne ofrojmë
Vlerësimne nga më shumë se 10.000 pacientë të lumtur
Më shumë rreth nesh

Merrni një preventiv falas

PYESNI TANI

Duhet ta dini se mund të mos ndjeni asnjë lloj dhimbjeje në fillim të këtij infeksioni, megjithatë ngjyra e dhëmbit do t'ju ndihmojë të kuptoni nëse keni nevojë për trajtim ondodontik të kanalit të rrënjës, nëse do të jetë ngjyrë më e errët në krahasim me ngjyrën e zakonshme, atëherë do të thotë se nervi i dhëmbi tuaj ka vdekur. Dhimbja dhe ndjeshmëria në dhëmbin tuaj do të fillojë në momentin që prishja e dhëmbit do të jetë përhapur në pulpë. Kur të filloni të keni këto simptoma, atëherë duhet patjetër të konsultoheni me një dentist, pasi me shumë mundësi do të keni nevojë për trajtim ondodontik të kanalit të rrënjës. Kjo lloj procedure bëhet me qëllim që dentisti juaj të ruajë dhembin tuaj dhe ta mbajë atë të shëndetshëm.

Kujt i Nevojitet Trajtimi i Kanalit të Rrënjës? 

Ka arsye të ndryshme pse mund të keni nevojë për një trajtim ondodontik të kanalit të rrënjës, megjithatë, më të rëndësishmet janë për një dhëmb të çarë, të dëmtuar, një hapësirë të thellë, probleme nga mbushja e mëparshme, apo edhe gjenetike në disa raste. Në momentin që ndjeni disa nga simptomat e këtyre problemeve, atëherë është e kuptueshme që do të keni nevojë për trajtim i kanalit të rrënjës. 

Avantazhet e një Trajtimi të Kanalit të Rrëjës 

Mund të parandalojë heqjen e dhëmbëve

Në ditët e sotme është e mundur të vazhdoni rutinën tuaj ditore normalisht, edhe kur jeni në një gjendje të tillë. Ju mund të vazhdoni të shijoni ushqimin që dëshironi, duke përdorur dhëmbët tuaj natyralë që trajtohen me trajtimin e kanalit të rrënjës. Normalisht, dhëmbët natyralë mund të zgjasin gjithë jetën tuaj, megjithatë, dhëmbët artificialë mund të mbahen deri në dhjetë vjet dhe gjëja më e mirë është që gjithmonë t'i kontrolloni dhe të kujdeseni për ato. Mos harroni të kontrolloni mirë zakonet tuaja dietike dhe ushqimore. 

Mund të parandalojë përhapjen e infeksionit 

Kur nuk e zbuloni infeksionin tuaj ose e anashkaloni atë, kjo mund të shkaktojë që bakteret të përhapen lehtësisht në dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm, gjë që do t'ju vendosë në një pozicion të keni dhimbje shumë të fortë të dhëmbit. Megjithatë, me trajtimin endodontik të kanalit të rrënjës, dentisti juaj do të sigurohet që të pastrojë të gjithë zonën përreth dhëmbit të infektuar. Kjo lloj procedure jo vetëm që do t'ju shpëtojë nga parandalimi i përhapjes së infeksionit, por do t'ju shpëtojë edhe nga puna e kushtueshme dentare. 

Përmirëson shëndetin tuaj oral dhe atë të përgjithshëm

Kur kujdeseni mirë për higjenën dhe shëndetin tuaj oral, atëherë rezultati është mirëqenia e përgjithshme. Higjiena orale jo vetëm që ju ofron mundësinë të mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu shmang dhe parandalon çdo lloj infeksioni apo problemi tjetër. Marrja e një trajtimi të kanalit të rrënjës së dhëmbit tuaj do t'ju ndihmojë të shmangni problemet shëndetësore, jo vetëm të lidhura me shëndetin tuaj oral, të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti, infeksionet e mushkërive dhe infeksionet gastrointestinale. Këto kushte mund të zgjidhen brenda një orë me trajtimin e kanalit të rrënjës së dhembit tuaj.

Procedurë praktikisht pa dhimbje

Trajtimi e kanalit të rrënjës së dhëmbit tuaj është vërtetuar se është një procedurë që shumica e pacientëve zakonisht e kalojnë pa dhimbje. Ky trajtim është jashtë rrezikut dhe me siguri ju lë me më pak shqetësim se heqja e dhëmbit tuaj. Procedura fillon vetëm kur pacientit i është injektuar anestezi dhe me gjithë teknologjinë e përmirësuar që kemi sot, procedurat e dhëmbëve nuk janë aq të dhimbshme sa dikur dhe pacientët kanë deklaruar se kanali i rrënjës është gjashtë herë me më pak dhimbje se heqja e dhëmbit.  

Pse Trajtimi i Kanalit të Rrënjës në Shqipëri Është një Zgjedhje e Konsiderueshme? 

Shëndeti juaj oral është diçka në të cilën duhet të përqendroheni plotësisht. Është shumë normale që kur keni nevojë për një dentist, dëshironi njëkohësisht të jeshni në duart e dentistëve më të mirë në vend dhe të jeni të sigurt se do të keni rezultatet më të mira të mundshme. Kjo është diçka që drejtoria e Dent Dinamo mund t'ju garantojë. Ne ofrojmë për ju dentistët më të kualifikuar në Shqipëri dhe sigurisht me çmimet më të volitshme. Zakonisht, kostoja varet nga sa punë kërkon problemi që keni dhe cili dhëmb është prekur. Kështu përcaktohet kostoja, por me Dent Dinamo nuk funksionon kështu. Ne jemi këtu për t'ju ofruar rezultatet më të mira me buzëqeshjen më të përsosur, në mënyrë që ju të ndiheni përsëri vetvetja në periudhën më të shkurtër kohore. Rezultatet do të shfaqen gjithnjë e më shumë në çdo seancë dhe ju do keni mundësinë t'i kontrolloni vetë. Ne do të jemi me ju në çdo seancë dhe do t'ju sigurojmë se gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi. Ajo që na bën të veçantë, është lidhja që kemi me stomatologët më të kualifikuar dhe më të mirëtrajnuar që do të gjejnë zgjidhjen e problemeve tuaja. Në varësi të problemit që do të keni, do të kujdeseni nga dentisti që do të jetë më i miri në fushën për të trajtuar gjendjen tuaj. Nëse e gjeni veten në një pozicion të tillë, kontaktoni tani me Dent Dinamo-n dhe ne do të sigurohemi që t'ju plotësojmë çdo detaj që do t'ju nevojitet.

Merrni ofertat e fundit!

E dimë që nuk do të dëshironit të humbisni një ofertë fantastike! Bashkohuni me buletinin tonë dhe merrni njoftimet tuaja direkt në mailin online!

    Suporti Live!
    sqAlbanian